Debate në OKB për ripërtrirjen e armëpushimit në Siri

Amerika

Debate në OKB për ripërtrirjen e armëpushimit në Siri

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 08:14
OKB

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar të shpëtojë armëpushimin në Siri pasi SHBA ka njoftuar se nuk do të punojë me Rusinë për një gjë të tillë por shpejt Rusia ka bllokuar këtë përpjekje të OKB-së.

Franca dhe Spanja kanë kërkuar miratimin e Këshillit për masa të cilat menjëherë do të ndalonin sulmet ajrore në Alepo por Rusia ka thënë se kjo gjë “nuk ka shancë të funksionojë”.

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura ka thënë se “më vjen shumë keq” për dështimin e përpjekje diplomatike të SHBA-së dhe Rusisë për të ripërtrirë armëpushimin por ka shtuar se ai do të vazhdojë të insistojë në gjetjen e “zgjidhjes politike” dhe “asnjëherë nuk do të braktisë njerëzit e Sirisë”.

Ambasadori i Francës në OKB, Francois Delattre ka thënë se “ne konsideojmë se është përgjegjësi e jona që të bëjmë absolutisht gjithçka që mundemi që të bashkojmë Këshillin e Sigurimit në përpjekjet tona për t’i dhënë fund martirizimit në Alepo”, duke suspenduar të gjitha sulmet ajrore.

Por ambasadori i Rusisë, Vitaly Churkin, shteti i së cilit do të udhëheq presidencën e Këshillit të Sigurimit, ka kundërshtuar menjëherë këtë propozim.

“Nuk jam i sigurt se nëse edhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit do të donin një rezolutë për përfundimin e luftimeve e cila nuk ka gjasa të funksionojë. Në qoftë se ju kaloni një rezolutë, prisni që diçka të ndodhë”, ka thënë ai.

Churkin ka thënë se Rusia do të përdor veton për këtë gjë më vonë gjatë javës por përsëriti se ndalimi i sulmeve ajrore do të përbënte një çarmatim të njëanshëm, të cilën Moska nuk do ta pranojë.

Draft-rezoluta e OKB-së shpreh “zemërim për përshkallëzimin e dhunës dhe fushatave të intensifikuara në ditët e fundit të bombardimeve në Alepo” dhe kërkon që “qeveria siriane t’i jap fund bombardimeve, në mënyrë që të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat