Refuzonte të kurorëzonte me martesë homoseksualët, pezullohet gjyqtari

Amerika

Refuzonte të kurorëzonte me martesë homoseksualët, pezullohet gjyqtari

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 13:28
Roy Moore

Një gjykatësi i lartë në Alabama, SHBA, është pezulluar për gjithë pjesën e mbetur të mandatit të tij, kjo për shkak se kishte sfiduar vendimet e gjykatës federale që legalizonte martesat mes të njëjtit seks.

69 vjeçari Roy Moore, ka shkelur etikën gjyqësore dhe ka refuzuar të kurorëzojë me martesë çiftet e homoseksualëve, thotë “BBC”.

Vendimi ishte një “përpjekje e motivuar politikisht” nga grupet radikale, tha ai, vendosi një trup gjykues. Avokati i tij ka kërkuar apel.

Kjo është pezullimi i dytë për Moore, një konservator me “zemër të hapur”.

Në vitin 2003, ai u pezullua nga detyra sepse refuzoi të hiqte një monument nga “Dhjetë Urdhërimet” që e kishte instaluar në një nga ndërtesat e shtetit.
Ai u rizgjodh si shefi i Gjykatës së Lartë të shtetit në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat