Pas debatit të parë, Hillary Clinton rifiton epërsinë në anketime

Amerika

Pas debatit të parë, Hillary Clinton rifiton epërsinë në anketime

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 07:00
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Të gjitha anketimet kanë pranuar në kor se Hillary Clinton ka fituar shumë nga debati i parë televiziv kundër Donald Trump.

Anketimi më i fundit, nga Fox News që është tradicionalisht kritik ndaj kandidates demokrate e pranon se ajo udhëheq me 3% në rang kombëtar ndaj rivalit të saj.

Po askund nuk bie më në pah suksesi i ish-Sekretares së Shtetit sesa në Michigan, ku anketimet e para mbas debatit tregojnë se Hillary Clinton është 7% përpara republikanit Trump.

“The Detroit News” dhe WDIV-TV treguan të enjten në darkë se Hillary Clinton udhëheq me 7% edhe nëse llogarit dy kandidatët e tjerë. Ajo mbështetet nga 42% e votuesve, Trump nga 35%, Gary Johnson me 9% dhe Jill Stein me 3%.

Michigan ka rëndësi të madhe sepse është një nga shtetet e goditura prej tregëtisë së lirë kundër të cilës flet shumë Donald Trump. Në bazë të këtyre sondazheve nuk është habi nëse ky shtet ku jetojnë edhe shumë shqiptarë, të mbetet blu.

Megjithatë 9% e kandidatëve mbeten ende të pavendosur në këtë shtet, më shumë se një muaj nga zgjedhjet.

Ndërkohë, një anketim nga “Mason-Dixon” në Florida përfundoi se Clinton po e mund Trump 46% me 42%, një rezultat përtej kufirit të gabimit (3.5%). Libertariani Johnson ka 7% mbështetje dhe Stein e Partisë së Gjelbër vetëm 1%.

4% nuk e kanë vendosur ende.

Në New Hampshire, ku Trump ka premtuar një fitore suprizë, Clinton udhëheq me 7% pas debatit. Anketimi nga radioja WBUR i zbuluar sot na jep Clinton me 42%, Trump me 35% dhe Johnson me 13%.

Në Nevada, Clinton udhëheq gjithashtu me 6%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat