Trump akuzohet se ka thyer embargon me Kubën

Amerika

Trump akuzohet se ka thyer embargon me Kubën

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 00:00
Donald Trump

Hillary Clinton thotë se rivali i saj presidencial Donald Trump, ka shkelur ligjet amerikane, pasi që theu embargon tregtare me Kubën.

Newsweek njofton se kompania e Trump fshehurazi ka kryer biznes në Kubë, duke shkelur embargon me këtë vend.

Kompania thuhet se shpenzoi të paktën 52 mijë euro në Kubë në vitin 1998.

Zëdhënësi i Trump Kellyanne Conway, tha se paratë nuk janë paguar, dhe se Trump ishte kundër tregtisë me Kubën, transmeton KosovaPress.

Trump  gjithashtu në mënyrë të përsëritur ka thënë se kishte refuzuar ofertat për të investuar në Kubë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat