SHBA: Përplaset treni në Nju Xhersi, një 1 i vdekur dhe 100 të plagosur

Amerika

SHBA: Përplaset treni në Nju Xhersi, një 1 i vdekur dhe 100 të plagosur

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 29 shtator 2016 Në ora: 16:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - New Jersey :(Bota sot - 29 Shtator 2016) :  Një tren udhëtarësh i nisur nga qyteti i nga Nju Jorkut Pen Station  është përplasur në një stacion të shtetit fqinjë Nju Xhersi, në qytetin e Hoboken, pas fortesave mbrojtëse të stacionit të trenave të udhëtarve, duke dalë nga binarët e linjës hekurodhore.

Aksidenti ndodhi sot në mëngjes gjatë orëve të para të cilat janë të ngarkuara me një trafik të dendur, duke shkaktuar dëme serioze materiale dhe viktima në njerëz.

Kështu të paktën thuhet nga disa burime Sipas zyrtare, ku mendohet se  një person ka humbur jetën, kurse dhjetëra të tjerë janë dërguar me emergjencë në spitalet për rreth, me autoambulancat.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, në mesin e tyre përfshirë edhe disa udhëtarë shqiptarë, shkruanë, tani në mendien sociale Facebook, se ata e kan parë akasidentin që ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit  në Hoboken, teksa ata po udhëtonin me këtë tren të NJ Transit.

Kurse, burime të tjera zyrtare njoftojnë se bëhet fjalë për  më shumë se 100 plagosur, duke përfshirë një grua që kishte ngecur nën betonin e shkatërruar e cila u deklarua e vdekur, si dhe shumë njerëz të gjakosur.

Vetë treni duket se ka pësuar dëmtime të rënda, po ashtu edhe struktura e stacionit.

Fotografitë e publikuara në mediat sociale, Facebook, Instagram dhe Twitter  tregojnë se treni ka kaluar barrierën në fund të shinave dhe ka shkatërruar platformën prej betoni.

Po sipas dëshmitarëve, dy vagonët e parë ishin plot me njerëz. Udhëtarët e vagonit të dytë janë përpjekur të dalin duke thyer xhamat e dritareve.
Autoritetet thonë se po përpiqen të përcaktojnë shkaqet e përplasjes, dhe se qarkullimi u ndërpre në këtë linjë për disa orë. Ndërsa, tani njoftohet se linja funksion normalisht pa ndërprerje.

Image

Përplaset treni, mbi 100 persona të lënduar

Një tren i udhëtarëve është përplasur në një stacion hekurudhor në qytetin Hoboken të New Jersey.

Sistemi i menaxhimit të emergjencave në New Jersey ka raportuar për më shumë se 100 persona janë lënduar dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Ekipet e emergjences kanë arritur në vend ndërsa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për dëmet e aksidentit.

Një dëshmitar okular ka treguar për BBC se treni kishte dalë krejtësisht nga rruga.

Ai tregon se ka parë shumë njerëz të gjakosur dhe të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmën e ekipeve të emergjencës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat