Të shtëna në Dallas, qëllohen për vdekje dy persona

Amerika

Të shtëna në Dallas, qëllohen për vdekje dy persona

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:47
Foto nga ngjarja

Dy persona kanë gjetur vdekjen pas një serie të shtënash në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në jug të qytetit, në zonën e njohur si “Cedar Hill”. Dyshohet se atentati ka lidhje me shtatë krime të ngjashme që janë kryer më parë në qytet.

Autori i ngjarjes, i cili besohet të jetë një i ri hispanik, është i armatosur dhe nuk është kapur ende nga policia. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat