Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës

Amerika

Hakerët publikojnë pasaportën e skanuar të Michelle Obamës

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 17:32
Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama.

Shtëpia e Bardhë tha se është duke hetuar një “shkelje kibernetike”, që ka të bëjë me publikimin online të pasaportës së skanuar të Zonjës së Parë, Michelle Obama.

Skanimi duket se është marrë nga një llogari në Gmail, e cila i përket një punonjësi të Shtëpisë së Bardhë, tha zëdhënësi Josh Earnest.

Informacione të tjera konfidenciale janë publikuar po ashtu online, përfshirë detaje të udhëtimit, emra, numra të sigurimit dhe ditëlindje të stafit.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk i ka verifikuar ende dokumentet.

DCLeaks.com, një grup hakerësh, i cili javën e kaluar ka publikuar emaile personale të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell, ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat