Lëndohen 12 oficer policor gjatë protestave në Karolinë të Veriut

Amerika

Lëndohen 12 oficer policor gjatë protestave në Karolinë të Veriut

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 09:19
ilustrim

12 oficerë policor kanë mbetur të plagosur gjatë protestave kundër vrasjes së një njeriu me ngjyrë nga Policia në Charlotte, në Karolinën e Veriut.

Departamenti i Policisë në Charlotte ka bërë të ditur se demonstruesit kanë shkatërruar makina të Policisë, në afërsi të bllokut të banesave, ku edhe ka ndodhur vrasja.

Sipas tyre ka pasur raste kur oficerët janë goditur me shkëmb.

Këto protesta janë mbajtur për të shprehur indinjatën për vrasjen e 43 vjeçarit me ngjyrë, Keith Lamont Scott, i cili u qëllua nga një oficer policor.

Lidhur me këtë rast nga Policia janë arsyetuar duke thënë se 43 vjeçari përbënte rrezik, pasi mbante armë me vete.

Sipas mediave lokale, protestuesit kanë bllokuar rrugët, andaj Policia është detyruar të përdor gaz lotsjellës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat