Shpërthimi në New York, reagojnë Clinton dhe Trump: Të mbështesim të plagosurit

Amerika

Shpërthimi në New York, reagojnë Clinton dhe Trump: Të mbështesim të plagosurit

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 14:59
Foto nga vendi ngjarjes

Kandidatët presidencialë Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë qenë gjithashtu të informuar mbi shpërthimin e mbrëmshëm në Nju Jork.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur të prekurit, Gjithashtu duhet të lutemi për viktimat”,tha Clinton.

Nga ana tjetër Trump ka thënë: “Duhet të bëhemi të fortë….është e tmerrshme kjo që po ndodh në botën tonë dhe në vendin tonë dhe ne duhet të jemi të ashpër , të zgjuar dhe vigjilent ”

Image
Donald Trump

Theksojme se, Presidenti Obama ka qenë i informuar mbi shpërthimin New York, sipas zyrtarëve.

“Presidenti ka qenë i informuar për shpërthimin në Neq York City, shkaku i të cilave mbetet nën hetim”,- tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti do të jetë i përditësuar kur informacion shtesë të vihet në dispozicion”.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Manhattan të new Yorkut.

Sipas Daily Mail nga shpërthimi janë lënduar të paktën 29 persona, derisa policia po heton edhe një bombë të dytë të mundshme, që dyshohet se ndodhet në një tenxhere.

Pamjet e tmerrshme që vijnë nga atje, tregojnë shpërthimin që ndodhi në një lagje të pasur të New Yorkut. Krejt kjo ka ndodhur rreth orës 8:30, sipas orës lokale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat