Senatori meksikan thotë se do i marr tokë Amerikës nëse Trump bëhet president

Amerika

Senatori meksikan thotë se do i marr tokë Amerikës nëse Trump bëhet president

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 23:42
Armando Rios Piter

Meksika do të rishqyrtojë një propozim i cili revokon marrëveshjet e saj me SHBA-në, duke përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 1848, që transferon gjysmën e territorit të saj në Washington, nëse Donald Trump zgjidhet dhe përpiqet të bëj mur në kufirin jugor me SHBA-në dhe t’i shtyjë ata të paguajnë atë, shkruan The Independent.

Propozimi është bërë nga senatori i krahut të majtë Armando Rios Piter, i cili dëshiron t’i mbroj interesat meksikane.

Senatori meksikan Armando Rios Piter, propozoi të martën legjislacionin që do të fuqizojë qeverinë të hakmerret ndaj Trump, i cili do të shkaktojë shpronësime apo humbje ekonomike vendit të tij nëse shtyn ata të paguajnë për një mur përgjatë kufirit 3.218 kilometrash.

“Në një kohë të tillë, është jetësore për ne të kuptojmë pse nga kjo lidhje përfitojmë të dy. Ne jemi fqinj, ne jemi miq dhe partnerë”, tha ai. “Ai po vë këtë në rrezik”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat