Brazili zyrtarisht në recesion

Amerika

Brazili zyrtarisht në recesion

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 18:35
Rio

Recesioni u zyrtarizua në Brazil, ekonomia e parë e Amerikës Latine, pasi Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) shënoi rënie me 0,6 për qind në tremujorin e dytë në raport me atë të mëparshmin, ndërsa vendi është bërë gati për të kthyer faqe nga qeveria e majtë e Dilma Rousseff.

“Kjo është rënia e gjashtë e njëpasnjëshme e PBB-së”, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti Brazilian i Gjeografisë dhe Statistikave (IBGE).

“Në raport me tremujorin e dytë të 2015, rënia e PBB-së është 3,8 për qind”, bëri të ditur IBGE-ja që parashikoi me rritje rezultatin e tremujorit të parë nga 0,3 për qind në 0,4 për qind.

“Gjatë këtij viti PBB-ja shënoi një rënie prej 4,6 për qind dhe 4,9 për qind në katër tremujorët e fundit”, sipas IBGE-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat