Panik në aeroportin e Los Angeles, djaloshi i veshur si “Zorro” tmerron qytetarët

Amerika

Panik në aeroportin e Los Angeles, djaloshi i veshur si “Zorro” tmerron qytetarët

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 11:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Los Angeles ka njoftuar se ka pasur të shtëna armësh në aeroportin e këtij qyteti, duke pranuar se panikun e krijuar në mesin e udhëtarëve e ka shkaktuar një djalosh i veshur me rroba të karakterit të filmit Zorro.

Ky burrë i maskuar është arrestuar menjëherë nga policia amerikane.

Raportohet se udhëtarët e kapluar nga paniku filluan të ikin, derisa i kanë “dëgjuar të shtënat” në aeroport.

Sipas medieve amerikane, pjesë të ndryshme të aeroportit të Los Angeles si në hyrje ashtu dhe në dalje kanë qenë të mbyllur, pasi policia ishte futur dhe po kryente hetimet.

Policia ka konfirmuar në Twitter, se panikun e ka shkaktuar një i ri i veshur në kostumin e superheroit “Zorro” i cili gjithashtu mbante një maskë të plastikës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat