Një cisternë për rezervimin e sulfurit ka shpërthyer dje në mbrëmje në rafinerinë më të madhe të naftës në Kaliforni të ShBA-së, njoftuan autoritetet.
Nuk raportohet për të lënduar.
Autoritetet nuk kanë njoftuar ende rreth shkaktarit të shpërthimit në rafinerinë “Teroso”.
Zjarri është shuar shpejt, por cisterna ka vazhduar të krijojë tym për orë të tera, sipas zyrtarëve të kompanisë.