Themeluesi i WikiLeaks-it thotë se Trump komprometon veten!

Amerika

Themeluesi i WikiLeaks-it thotë se Trump komprometon veten!

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:18
Julian Assange

Themeluesi i WikiLeaks-it Julian Assange, tha të premten se problemi i mbledhjes së dokumenteve të fshehura lidhur me Donald Trump-in është se, asgjë që ata mund të publikojnë nuk është më e egër se ajo çka Trump thotë vetë çdo ditë, shkruan Daily Mail.

Ai pohoi se të dy Trump-i dhe ish-kandidati demokrat Bernie Sanders duhet të kishin bërë më shumë për të nxjerrë në pah mungesën e "gjykimit dhe të përvojës" së Hillary Clinton-it, në trajtimin e Libisë derisa ajo ishte sekretare e shtetit.

Por "nga pikëpamja e një organizate hetimore gazetareske si WikiLeaks, problemi me fushatën e Trump-it është se, për ne është e vështirë që të publikojmë material më komprometues se sa ajo që del nga goja e Donald Trump-it çdo të dytën ditë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat