Clinton dhe Trump shkëmbejnë akuza raciste

Amerika

Clinton dhe Trump shkëmbejnë akuza raciste

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 10:59
Trump dhe Clinton

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, tha se fushata e rivalit të saj republikan, Donald Trump, do të nxisë përsëri “urrejtje në Amerikë”.

Clinton, duke folur në Nevada, tha se Trump po transmeton qëndrimet “radikale” të Partisë Republikane, përfshirë ato anti-semite dhe të supremacisë së bardhë.

Trump i hodhi poshtë akuzat e Clintonit, duke mbrojtur qëndrimin e tij të ashpër ndaj migracionit dhe duke e akuzuar Clintonin për shpërndarje të gënjshtrave.

“Ajo gënjen, njollos, i përshkruan amerikanët e denjë si racistë”, tha Trump.

Ai ka nxitur reagimin e Clintonit, pasi ka thënë se ajo i sheh pakicat si burim të votës dhe se nuk bën asgjë për ta.

Në ditët e fundit, Trump ka bërë përpjekje të ndryshojë mendjen e komunitetit afrikano-amerikan, i cili e mbështet fare pak.

Sipas sondazheve aktuale, vetëm 2 përqind e votuesve afrikano-amerikanë thonë se do të votojnë për Trumpin, biznesmen miliarder.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat