Kolumbia në paqe, përmbyllet lufta më e gjatë perëndimore

Amerika

Kolumbia në paqe, përmbyllet lufta më e gjatë perëndimore

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 21:15
Kolumbia

"Një ditë historike për popullin e Kolumbisë", kështu ka deklaruar presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se përshëndetet fuqishëm marrëveshja e paqes mes Kolumbisë dhe forcave revolucionare të armatosura lokale (FARC), e cila ka përfunduar luftën më të gjatë në hemisferën perëndimore", pas bisedimeve në Kubë dhe përkrahjen që i dha SHBA. 

"Ne kemi dëshmuar, edhe një herë, se një angazhim i qëndrueshëm për të diplomacisë dhe pajtimit mund të kapërcejë edhe konfliktet më me rrënjë të thella", thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat