SHBA i thotë Turqisë se YPG po tërhiqet në lindje të Eufratit

Amerika

SHBA i thotë Turqisë se YPG po tërhiqet në lindje të Eufratit

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 10:17
Ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka thënë ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu se luftëtarët kurd sirian të YPG-së janë duke u tërhequr në lindje të lumit Eufrat, i ka thënë agjencisë Reuters një burim nga MPJ e Turqisë.

Kerry dhe Cavusoglu kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku të dy kanë theksuar se luftën kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak do ta vazhdojnë së bashku.

Rebelët sirianë të mbështetur nga forcat speciale turke, tanket dhe avionët luftarakë kanë hyrë në Siri të mërkurën. Ky është operacioni më i madh i Tuqisë, i cili po mbështetet nga SHBA-të për të larguar IS-in nga Siria fqinje.

Roli i luftëtarëve të YPG-së ka qenë pikë kyçe në mes të aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni mbështetë këtë grup që lufton kundër IS-it në Siri. Ndërkaq, Turqia e sheh YPG-në si një zgjatje të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat