Përfundon konflikti 5 dekadash në Kolumbi

Amerika

Përfundon konflikti 5 dekadash në Kolumbi

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 09:02
Qeveria Kolumbiane dhe grupi rebel FARC

Qeveria Kolumbiane dhe grupi rebel FARC kanë nënshkruar marrëveshje historike për paqe, duke i dhënë fund konfliktit prej pesë dekadash.

Të dy palët janë pajtuar që të punojnë së bashku, për të adresuar problemet sociale, për të dënuar fajtorët për vrasjen e viktimave dhe për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në vend.

Njoftimi është bërë në kryeqytetin kuban, Havana, ku edhe kishin nisur bisedimet e paqes në nëntor të vitit 2012.

Si pasojë e këtij konflikti në Kolumbi, janë shënuar afro 220, 000 njerëz, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat