Biden udhëtoi për në Ankara

Amerika

Biden udhëtoi për në Ankara

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 10:46
Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka udhëtuar për në Ankara ku siç shkruan Reuters do të ketë bisedime të rëndësishme me udhëheqësit turq.

Biden ka shkuar në Turqi në kohën kur ky shtet ka filluar një operacion ndaj pjesëtarëve të ISIS-it në një qytet në kufi me Sirinë.

Biden është zyrtari më i lartë perëndimor që viziton Turqinë pas grusht shtetit të dështuar më 15 korrik në shtetin turk.

Reuters po ashtu shkruan se Biden do të tentojë të përmirësojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë pasi që Ankaraja ka akuzuar klerikun turk Fehtullah Gulen që jeton në Pensilvani se qëndron prapa grusht shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat