Joe Biden: ShBA e përkushtuar ndaj obligimeve të NATO’s, komentet e Trmup s’duhet të merren seriozisht

Amerika

Joe Biden: ShBA e përkushtuar ndaj obligimeve të NATO’s, komentet e Trmup s’duhet të merren seriozisht

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 15:15
Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka siguruar shtetet baltike sot se Shtetet e Bashkuara do ta respektojnë zotimin e NATO’s për t’i mbrojtur ato, si dhe ka thënë se komentet e kandidatit republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, që e thonë të kundërtën, nuk duhet të merren seriozisht.

Biden është duke qëndruar për një vizitë në Letoni, e cila vjen midis tensioneve të larta me Rusinë në këtë rajon, dhe Trumpin i cili ka sugjeruar se nëse zgjidhet president i ShBA’së, atëherë mund të heqë dorë nga zotimi i NATO’s për t’i mbrojtur automatike të gjitha vendet anëtare të aleancës, raporton Reuters.

“Dua t’ua bëj plotësisht të qartë të gjithë njerëzve në shtetet baltike: ne e kemi dhënë besën për nderin tonë të paprekshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.. për traktatin e NATO’s dhe Artikullin e Pestë,” tha Biden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat