FBI gjen rreth 15 mijë e-mail të Hillary Clinton-it

Amerika

FBI gjen rreth 15 mijë e-mail të Hillary Clinton-it

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:26
Hillary Clinton

Hillary Clinton është sekretarja e parë e shtetit e cila ekskluzivisht përdori llogari të mesazheve private për punë zyrtare, shkruan The Independent.

Ajo është gjithashtu sekretarja e parë e shtetit që ka pasur një server privat të e-mailave në shtëpinë e saj.

Kur i ishte kërkuar nga Departamenti i Shtetit të kthen e-mailat, Clinton kishte një ekip avokatësh për t’i ndarë ata që ishin plotësisht personal nga ata që preknin në disa aspekte jetën e saj profesionale. Mesazhet personale ishin fshirë nga serveri.

 Ndërsa ata profesionalë u janë kthyer Departamentit të Shtetit.  

Kështu që FBI gjeti rreth 15 mijë dokumente dhe mesazhe të dërguara dhe të pranuara nga Clinton që nuk ishin pjesë e 30 mijë mesazheve që kishte dorëzuar, transmeton KosovaPress.

Nuk është e qartë, nëse ndonjë apo të gjithë janë të ndërlidhur me punë. Është e mundur që 15 mijë mesazhe ishin ndarë nga 30 mijë që ishin gjithsej kur ishin fshirë nga ekipi i Clinton-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat