Kerry ka shpresë, por nuk shpreh optimizëm për bashkëpunim me Rusinë

Amerika

Kerry ka shpresë, por nuk shpreh optimizëm për bashkëpunim me Rusinë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 12:38
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se bisedimet në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për bashkëpunim ushtarak kundër grupit militant, Shteti Islamik në Siri, po i afrohen fundit.

“Ne jemi të përfshirë në bisedime të vazhdueshme dhe unë shpresoj që po i afrohemi fundit të këtyre diskutimeve; çfarëdo rezultati të ketë në fund”, ka thënë Kerry gjatë vizitës në Kenia më 22 gusht.

“Gjatë ditëve të ardhshme, ekipet tona do të takohen dhe varësisht se çfarë kahje marrin këto diskutime, është shumë e mundshme që do të takohem me ministrin e jashtëm, Lavrov”, ka thënë më tej Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit gjithashtu ka sqaruar se “ky vendim do të merret mbi bazën e asaj se ku do të arrijmë me diskutime gjatë ditëve të ardhshme”.

"Ne nuk shpresojmë që ajo për çka do të pajtoheshim me Rusinë do të jetë deklarimi i fundit të procesit. Ne më shumë shpresojmë që kjo do të jetë mënyra legjitime që në atmosferën dhe mënyrën e duhur të sjellim palët në tavolinën e bisedimeve që për herë të parë të përfshihen në diskutime reale rreth transformimit politik që ka nevojë të ndodhë. Por, kjo mund të realizohet përmes një armëpushimi legjitim dhe për këtë ne jemi duke punuar”, ka thënë më tej kryediplomati amerikan.

Ai ka thënë se “shpërfytyrimi sirian” po vazhdon që një kohë tejet të gjatë dhe është tej mase e rëndësishme që fuqitë që e përkrahin regjimin sirian, Rusia dhe Irani, dhe ata që përkrahin opozitën , SHBA-të dhe partnerët e Lindjes së Mesme, të bëhen bashkë për t’i dhënë fund luftës.

"Apo, ka mundësi që ne të pajtohemi për diçka, para fundit të muajit, por s’mund t’iu them nëse kjo është e mundshme të ndodhë. Nuk do të shprehja optimizëm, mund të përmend vetëm shpresën. Por, do e them këtë, kjo duhet të marrë fund, ky shpërfytyrim sirian. Kjo po ndodhë që një kohë të gjatë, diçka që ka marrë shumë jetë njerëzish”, ka thënë Kerry gjatë vizitës në Kenia.

Sekretari amerikan i Shtetit ka propozuar ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Rusinë për të koordinuar sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik dhe grupit që ka lidhje me Al Kaidën, Frontin Al Nusra, derisa Forcat Ajrore Siriane do të ndalonin sulmet ndaj grupeve të moderuara opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat