Presidenti Obama përfundon pushimet

Amerika

Presidenti Obama përfundon pushimet

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 23:18
Presidenti Obama duke u larguar nga pushimet në "Martha's Vineyard"

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i jep fund sot pushimeve duke u kthyer në Uashington, për t’u përgatitur për një vizitë në Kinë dhe Laos në fillim të muajit të ardhshëm, si dhe për të marrë pjesë në fushatën presidenciale të Hillary Clinton.

Presidenti Obama bëri 16 ditë pushime, së bashku me bashkëshorten Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha, në bregdetin e oqeanit Atlantik në shtetin Masaçusets.

Njoftohet se të martën, ai do të shkojë në shtetin e përmbytur të Luizianës, ku deri më tani kanë humbur jetën 13 persona dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat