Trump afrikano-amerikanëve: “Çfarë keni për të humbur?”

Amerika

Trump afrikano-amerikanëve: “Çfarë keni për të humbur?”

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 12:57
Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë një apel të drejtpërdrejtë votuesve afrikano-amerikanë, duke u thënë: “Çfarë keni për të humbur?”

Trump i tha një audience gati tërësisht të bardhë në Miçigen se votuesit afrikano-amerikanë “jetojnë në varfëri” dhe se “shkollat e tyre nuk janë të mira”.

“Nëse votoni për njerëzit e njëjtë, do të mbeteni me të njëjtin rezultat”, tha Trump.

Ai tha se kundërshtarja e tij, demokratja Hillary Clinton, më parë do t’i ofronte punë një refugjati sesa të rinjve afrikano-amerikanë, të cilët “janë bërë refugjatë në vendin e tyre”.

Clinton tha se deklaratat e Trumpit janë aq “injorante dhe të shkallëzuara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat