82 mijë persona evakuohen nga zjarri në ShBA

Amerika

82 mijë persona evakuohen nga zjarri në ShBA

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 17:48

Më shumë se 82 mijë persona janë evakuuar vetëm në perëndim të Los Angeles-it në ShBA, si pasojë e shpërthimit të zjarreve nga temperaturat e larta që po mbretërojnë atje.

Zjarri ka shkatërruar shtëpitë dhe ka ndërprerë lidhjet e transportit ndërmjet Kalifornisë dhe Nevandës.

Të enjten në mëngjes autoritetet në Kaliforni kanë vlerësuar se zjarri është rritur brenda natës dhe ka përfshirë më shumë se 2 mijë hektarë tokë, raporton BBC.

Zjarri është duke vazhduar për shkak të temperaturave të larta, derisa flaket e para kishin filluar të martën në një vendkalim malor, derisa u përhap me një ritëm “shpërthyes”, thanë autoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat