Delta Air Lines: Vonesa, anulime të fluturimeve në tërë botën

Amerika

Delta Air Lines: Vonesa, anulime të fluturimeve në tërë botën

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 20:17
Ilustrim

Një problem me energji elektrike pothuajse ka shkatrruar kompjuterët e agjencisë amerikane të fluturimeve, Delta Air Lines duke shkaktuar kështu vonesa, anulime dhe kokëqarje të madhe në tërë botën.

Agjencia me seli në SHBA përmes një komunikate ka thënë se klientët duhet të presin “anulime të shumta” pasi fluturimet e prekura nga problemi kompjuterik janë nga Tokio në Londër e deri në New York.

Në disa fluturime që janë lejuar raportohet se agjentët i kanë shkruar me dorë kartelat e futjes në bordin e aeroplanëve vetëm që të rehatojnë ata pak pasagjerë që kanë arritur të fluturojnë.

Kompania ka thënë se ndërprerja e energjisë elektrike në serverët e kompanisë në zyret qëndrore në Atlanta janë shkaktari i problemit. Me rreth 5 mijë fluturime në ditë, Delta është një agjencitë më të mëdha të fluturimeve në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat