Viza e Melania Trump-it: Gruaja e republikanit mohon të ketë thyer ligjin

Amerika

Viza e Melania Trump-it: Gruaja e republikanit mohon të ketë thyer ligjin

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 21:28
Donald dhe Melania Trump

Melania Trump, gruaja e republikanit të kandiduar për president të ShBA-ve Donald Trump, ka mohuar komentet se ajo ka thyer ligjet e vizës, kur kishte filluar të punojë si modele në New York.

Në një deklaratë, ajo ka thënë se ka ndjekur ligjin e migrimit “në çdo kohë”.

Zonja Trump ka ende shumë për të sqaruar se çfarë lloji të vizës ka përdorur gjatë albumit fotografik të vitit 1995 në Neë York.

Donald Trump në anën tjetër ka marrë një qëndrim të ashpër për imigracionin e paligjshëm gjatë fushatës së tij.

Deri më tani, gjatë fushatës së Trump-it është refuzuar të tregohet se cilat viza kishte zonja Trump, dhe kur i kishte ato.

Ka raporte të ndarjeve të thella brenda Partisë Republikane pas një serie të deklaratave të diskutueshme nga ana e kandidatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat