Trump: Mbështes presidentin Erdogan

Amerika

Trump: Mbështes presidentin Erdogan

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 12:54
Donald Trump

Kandidati për president në radhët e republikanëve, Donald Trump, gjatë nominimit ka komentuar gjithashtu tentativën për Grusht shteti në Turqi, ku ka mbështetur presidentin Rexhep Taip Erdogan, njofton New York Times.

“Grushti i shtetit nuk arriti objektivat - Grushti i shtetit ishte i pasuksesshëm, dhe kjo në bazë dhe falë Erdoganit që unë e falenderoj për atë që bëri,” tha Trump, përcjell botasot.info, që përshëndeti gjithashtu edhe civilët që dolën nëpër sheshe për të pamundësuar qëllimin e puçistëve. “Ju e dini se ora e parë dukeshte si humbje për Erdoganin, ndërsa më pas mori pika e kthesës. Personat mbushën sheshet dhe nuk ndodhi ajo që ndodhi në sheshin e Pekingut, Tiananmen Square, ku ushtarët dhe tanket në mënyrë çnjerëzore qëlluan mbi civilët.”

Ai gjithashtu ka përshëndetur edhe partinë AKP për zgjuarsinë e treguar natën e 15 korrikut, kur ndodhi tentativa e Grushtit të shtetit. Në fund kandidati presidencial mbështeti dialogun mes kurdëve dhe turqve, ndërsa gjithashtu tha se Turqia është partneri kryesor në luftën kundër ISIS./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat