Presidenti Obama viziton Yosemite

Amerika

Presidenti Obama viziton Yosemite

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:07
Barack Obama

Gjatë një vizite të Presidentit Barack Obama në Yosemite, ai ka kërkuar mbrojtjen e parqeve dhe ndihmën për gjeneratat e ardhshme të këtij vendi.

Ai ka thënë se amerikanët do t’i mbrojnë në çdo aspekt parqet e tyre kombëtare dhe do t’ua mundësojnë ruajtjen e ujit në masë.

Presidenti Obama foli rreth asaj se si parqet mund të frymëzojnë shumë mendjet e të rinjve.

“Një gjë e cila na lidh së bashku është se ne kemi vetëm një planet, e ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh, jo vetëm për mrekullitë natyrore por edhe për mirëqenien e miliarda njerëzve”, tha Obama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat