Obama, optimist për gjendjen e paqes në botë

Amerika

Obama, optimist për gjendjen e paqes në botë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 18:36
Barack Obama

Presidenti Barack Obama tha se nuk kemi jetuar asnjëherë në një botë më paqësore, më të begatë dhe të ndërlidhur sesa sot. Deklarata e tij vjen ndërsa lajmet rreth terrorizmit, vdekjeve, shkatërrimit dhe vuajtjeve njerëzore të japin idenë se jetojmë në një botë gjithnjë e më të dhunshme. Presidenti Obama i kujtoi një audience ndërkombëtare në Uashington të mërkurën se është e kundërta.

Presidenti Obama mbajti një fjalim optimist për pjesëmarrësit e një samiti global të zhvillimit të sponsorizuar nga Shtëpia e Bardhë.

"Bota asnjëherë nuk ka qënë më pak e dhunshme, më e shëndetshme, më e edukuar dhe më tolerante – me më shumë mundësi për më shumë njerëz dhe më e ndërlidhur sesa sot."

Fjalët e presidentit ishin një kujtesë se bota është më mirë sesa paraqitet në njoftimet e lajmeve për sulmet terroriste, imigracionin masiv, rrëzimin e avionëve, tensionet politike dhe shfarosjet e shkaktuara nga virusi Ebola dhe Zika. Siç e theksoi presidenti Obama, fuqitë e mëdha botërore nuk kanë qënë në luftë për më shumë se një gjysmë shekulli, dhe miliona jetë janë shpëtuar nga fruthi, malarja dhe tuberkulozi, shumë aspekte të jetës janë përmirësuar për njerëzit në mbarë botën.

"Në 25 vitet e fundit, më shumë se një miliardë njerëz kanë dalë nga varfëria ektreme. Një miliardë!"

Që kur mori postin, presidenti Obama ka promovuar programed he investime për të ndihmuar vendet më të varfëra të sigurojnë ushqim dhe energji pa u varur nga organizatat e bamirësisë.

"Ai e kuptoi se duhej udhëheqje e fuqishme dhe bashkëpunim i paprecedent nga ana e qeverive, donatorëve, filantropëve, shoqërisë civile dhe sektorit privat."

Presidenti tha se megjithë përparimin e kënaqshëm, mbetet shumë për t’u bërë:

"Kur gati 800 milion burra, grad he fëmijë men, jetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë, kur 11 vajza dhe djem vdesin çdo minutë nga shkaqe të parandalueshme, kur qindra gra vdesin çdo ditë në lindje – kur të gjitha këto ndodhin para syve tanë, e dime se kemi shumë punë përpara."

Obama tha se zhvillimi global duhet të jetë një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme amerikane pavarësisht se kush zgjidhet presidenti i ardhshëm pasi Amerika varet prej tij aq sa pjesa tjetër e botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat