Detaje të tjera për të arrestuarit në Brazil

Amerika

Detaje të tjera për të arrestuarit në Brazil

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 17:04
Ilustrim

(E plotësuar) -  Policia federale në Brazil ka arrestuar dhjetë anëtarë të një grupi i cili po përgatiste akt terrorist gjatë Lojërave Olimpike.

Autoritetet kanë thënë se të arrestuarit nuk janë anëtarë të të ashtuquajturit Shtet Islamik, por janë përpjekur për të rënë në kontakt me këtë grup, raporton BBC.

 Arrestimet janë bërë në shtetin jugor të Paranës.

Ministri i Drejtësisë Alexandre Moraes ka thënë në një konferencë për media se të gjithë të arrestuarit janë brazilianë.

Arrestohen disa persona në Brazil, planifikonin sulm terrorist gjatë lojërave olimpike

Policia braziliane ka arrestuar disa persona të dyshuar se pol planifikonin sulm terrorist gjatë mbajtjes së lojërave olimpike.

BBC raporton se do të informojë me kohë rreth detajeve të kësaj ngjarje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat