Biden e falenderon Australinë si aleat të afërt ushtarak

Amerika

Biden e falenderon Australinë si aleat të afërt ushtarak

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 08:25
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden

Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden është takuar me kryeministrin e Australisë, në përpjekje për të shtuar praninë amerikane në rajonin e Azisë dhe Paqësorit, raporton Associated Pres.

Biden i cili po qëndron në Australi në kuadër të një turneu në Paqësor, gjithashtu është takuar me trupa në bordin e një anije ushtarake australiane ndërsa ka shtrënguar duart me veteranë të konflikteve në Lindje të Mesme derisa e ka falenderuar Australinë që është aleat i afërt ushtarak i SHBA-ve.

Më vonë Biden është takuar me kryeministrin Malcolm Turbull dhe liderë të tjerë qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat