Policia: I armatosuri në Dallas dëshironte t’i vriste të bardhët

Amerika

Policia: I armatosuri në Dallas dëshironte t’i vriste të bardhët

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 16:31
Ilustrim

Pesë oficerë të policisë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur nga të shtënat snajperike gjatë një sulmi mbrëmë vonë.

Një person i armatosur i vrarë gjatë të shtënave me policinë e Dallasit, ka thënë se ai “dëshironte t’i vriste të bardhët, veçanërisht oficerët e bardhë”, tha policia.

Shefi i policisë së qytetit, David Brown, tha sot se i dyshuari u ka thënë negociatorëve se ai ishte i shqetësuar për të shtënat e policëve kundër personave zezakë.

Ky njeri ka thënë se po vepronte i vetëm.

Pesë oficerë të policisë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur nga të shtënat snajperike gjatë një sulmi mbrëmë vonë.

Këtë sulm, presidenti amerikan, Barack Obama, e ka dënuar, duke e cilësuar si “mizor”.

Policia tha se së paku dy snajperistë kanë hapur zjarr “në stilin e pritës” kundër oficerëve.

Policia tha se tre vetë janë arrestuar, ndërsa i katërti është vrarë pas një gjendjeje të tensionuar të gjatë.

Këto vrasje, që janë ndër më vdekjeprurëset kundër policisë amerikane, kanë ndodhur derisa janë mbajtur protesta ndaj dy vrasjeve aktuale të personave zezakë nga policët.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat