Kerry: Vrasja e deputetes britanike, sulm kundër gjithë demokratëve

Amerika

Kerry: Vrasja e deputetes britanike, sulm kundër gjithë demokratëve

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 20:17
John Kerry

Vrasja e deputetes britanike, Jo Cox, gjatë fushatës së referendumit mbi Bashkimin Evropian është një sulm kundër gjithë përkrahësve të demokracisë, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“Shpreh dhimbjet e mia më të thella kur shoh se një parlamentare e re, që dukshëm ishte një grua e re me shumë talent, është vrarë duke ushtruar funksionin e saj në rrethin e saj. Është një sulm kundër të gjithë atyre për të cilët demokracia ka interes dhe që kanë besim në të”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat