Kryetari i Nju Jorkut heq dorë nga gara për president të SHBA-së

Amerika

Kryetari i Nju Jorkut heq dorë nga gara për president të SHBA-së

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 15:26
Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Kryetari i Nju-Jorkut, Bill de Blasio ka njoftuar se do të largohet nga gara për president të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj se kam kontribuuar aq sa mundem në rrethin e parë të zgjedhjeve dhe shihet se kjo nuk është koha ime”, ka thënë ai gjatë një interviste për MSNBC.

“Kështu që unë do t’i jap fund fushatës sime presidenciale, do të vazhdoj punën si kryetar i Nju Jorkut dhe do të vazhdoj të ngris zërin për njerëzit e mi”, ka thënë ai.

De Blasio, 58-vjeçar, ka nisur fushatën e tij për president në maj të këtij viti.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat