Plani amerikan për shkatërrimin e rusëve

Amerika

Plani amerikan për shkatërrimin e rusëve

Më: 21 prill 2019 Në ora: 23:17
Foto ilustruese

Ajo u nis me Operacionin “"Unthinkable", e cila ishte bërë nga Winston Churchill në vitin 1945. Konsiderohej plani i parë i Luftës së Ftohtë për qërimin e hesapeve me Bashkimin Sovjetik dhe detajet u bënë publike vetëm në vitin 1998.

Plani parashikonte një sulm ndaj Dresdenit, në linjat sovjetike, përmes gjysmës së 100 divizioneve që kryesoheshin nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe britanikët.

Të paktën 100,000 ushtarë Wehrmacht do të përfshiheshin në sulm, të cilëve do t’u hiqej statusi i të burgosurve të luftës.

Momenti i befasisë do të ndikonte që konflikti të mos shndërrohej në "luftë të plotë".

Taktikat mbrojtëse nuk ishin aq të përpunuara dhe në rastin e Britanisë së Madhe përfshiheshin interceptorët në qiell dhe det.

Në fazat e hershme të Luftës së Ftohtë, rreth vitit 1949 - dokumentet u publikuan në vitin 1977- operacioni "Dropshot" u përgatit, në rast të fillimit të një lufte bërthamore me Bashkimin Sovjetik. Do të kishte 300 koka bërthamore, 29,000 bomba në 200 objektiva në 100 qytete dhe do të zhdukeshin 85 për qind të industrisë sovjetike vetëm brenda një sulmi, transmeton KosovaPress.

Aty ishte edhe "Plan Totality", i Eisenhower dhe Truman. Do të ishte një sulm ndaj sovjetikëve me njëzet ose tridhjetë bomba atomike. Së pari, do të "fshiheshin" nga faqja e dheut Moska, Gorki, Samara, Sverdlovsk, Novosibirsk, Omsk, Saratov, Kazan, Leningrad, Baku, Tashkent, Chelyabinsk, Nizhny Tagil, Magnitogorsk, Molotov, Tbilisi, Stalin, Grozny, Irkutsk dhe Yaroslavl.

Kjo, megjithatë, ishte përhapje e panikut, sikurse edhe plani Dropshot, pasi SHBA ende nuk kishin një arsenal të madh bërthamor.

Një plan sekret u hartua në vitin 1961. Ai vlerëson tërësisht dhe më realisht kapacitetet dhe planet amerikane në rast të ofensivës, por edhe ato mbrojtëse. Kryesisht, ai përqendrohej në hakmarrje, ose mbrojtje pas sulmit të parë. Koha e reagimit, thonë ata, duhet të jetë më pak se një orë. Brenda 2 orësh, rreth 2,300 automjete me 3,400 armë duhet të jenë në gjendje të gatshme.

Sulmet synonin "një kombinim optimal të bazave ushtarake dhe ajrore të sovjetikëve, qyteteve dhe industrive".

"Në rast se sulmi ynë është i pari, ky kombinim i objektivave ndryshon sipas nevojës," thuhej në dokumentin dërguar ish-presidentit John Kennedy. E gjithë kjo ishte planifikuar rreth tensioneve mbi Berlinin, i cili thuhet në dokument të ishte origjina e të gjithave.

Dokumenti paragjykon se sulmi sovjetik ndaj SHBA-së ishte i pashmangshëm. Thuhej se 37 për qind e popullsisë së Bashkimit Sovjetik (55 për qind e popullsisë urbane) duhet të vritet në rast reagimi dhe 82 për qind e infrastrukturës duhej bërë rrafsh me tokë brenda vetëm 72 orëve të para të sulmit dhe më vonë do të arrihej edhe deri numri i pothuajse gjysmës së popullsisë.

Duke pasur parasysh se hakmarrja e sovjetikëve është e pashmangshme, thotë dokumenti, vazhdimi i sulmit duhet të kursejë pjesën tjetër të shoqërisë civile, në mënyrë që "të zvogëlojë nevojën për jetën e civilëve në SHBA dhe tek aleatët" - gjë që duket disi jorealiste pas një sulmi të tillë.

Në pjesën më të madhe të dokumentit numërohen bazat ushtarake sovjetike, duke i krahasuar ato me forcën që SHBA ka në dispozicion dhe një sërë skenarësh janë parashikuar rreth shanseve statistikore të fitores.

Një nga të dhënat më të rëndësishme është se BRSS ka një mbrojtje të dobët kundër aeroplanëve sulmues në nivel të ulët që do të godisnin  objektivat dhe të anashkalonin njëherësh aeroplanët sovjetikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat