Tigri sulmon punëtoren e kopshtit zoologjik në SHBA

Amerika

Tigri sulmon punëtoren e kopshtit zoologjik në SHBA

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:39
Foto ilustruese

Mediet lokale kanë raportuar se incidenti ndodhi të shtunën, kur një tigër i llojit Sumatra e sulmoi punëtoren në një hapësirë të mbyllur të kopshtit.

Kopshti zoologjik ishte i hapur për vizitorë në kohën kur tigri e sulmoi punëtoren dhe disa njerëz ishin dëshmitarë të këtij sulmi. Zyrtarët e këtij kopshti e mbyllën atë pas këtij incidenti, por e hapën sërish pas një ore.

Drejtori i këtij kopshti zoologjik, Brendan Wiley, tha se një punëtore e kopshtit ka pësuar gërvishtje dhe të shpuara në kokë, qafë dhe shpinë. Megjithatë, ajo ishte me vetëdije të plotë kur u dërgua në spital.

Mjekët kanë thënë se punëtorja është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Zyrtarët e kopshtit zoologjik nuk e kanë publikuar emrin e saj.

Ky tigër ishte sjellë në këtë kopsht zoologjik në gusht të vitit 2017 nga një kopsht i Ohios, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat