SHBA shqyrton mundësitë e armatimit në hapësirë

Amerika

SHBA shqyrton mundësitë e armatimit në hapësirë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:12
Presidenti Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së armëve në hapësirë duke përfshirë lazer dhe satelitë për të kapur raketat armike, raportoi një zyrtar i administratës për mediat amerikane.

”Asnjë vendim i veçantë nuk është marrë në këtë drejtim, por administrata Trump synon të forcojë mburojën antiraketore për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe interesat e saj jashtë vendit nga sulmet e mundshme”, tha ai.

Disa muaj më parë, presidenti Trump kishte përmendur idenë e krijimit të një ushtrie hapësinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat