Thaçi: Nesër në Këshillin e Sigurimit do të thuhet e vërteta për Kosovën

Aktuale

Thaçi: Nesër në Këshillin e Sigurimit do të thuhet e vërteta për Kosovën

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 00:26
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi në një prononcim ka theksuar se shtetet e botës nuk kanë çka t’i frikësohen themelimit të Ushtrisë së Kosovës, por duhet ta mbështesin Republikën të përfaqësohet me një ulëse Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ditë vikendi por Presidenti Thaçi, zgjedhë të lëshojë një tweet diplomatik lidhur me “Seancën e Jashtëzakomnshme’, të thirrur nga Këshilli i Sigurimit (KS) të OKB’së, me iniciativën e Rusisë, e cila i del në ndihmë aleatës saj në Balkanin Perëndimorë, Serbisë.

“Nesër do të flas në takimin urgjent të thirrur nga OKB’ja për Kosovën. Të thuhet e vërteta, transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk është arsye për t’u frikësuar, por për të festuar, siç edhe konfirmon përkushtimi i Kosovës ndaj institucioneve multietnike. Fokusi tani është në dialog, për të siguruar ulësen e Kosovës në OKB”, ka nënvizuar Thaçi.

Nesër do të mbahet ‘seanca e jashtëzakonshme’ e KS në të cilën pretendohet se po shkilet Rezoluta 1244 e OKB’së, e cila nuk parasheh ndonjë forcë të armatosur përpos atyre paqëruajtëse të KFOR’it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat