Deda: Oferta e Mogherinit është çdo gjë tjetër përpos ofertë

Aktuale

Deda: Oferta e Mogherinit është çdo gjë tjetër përpos ofertë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 20:33
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se oferta e shefes për diplomacinë evropiane,Federica Mogherinit, është çdo gjë tjetër përpos ofertë.

Tutje Deda ka pyetur se nëse faza finale e dialogut me Serbinë bëhet për njohje të Republikës së Kosovës, atëherë për çfarë “avancimi” nga UNMIK drejt Kosovo po flitet?

Deputeti Deda ka shtuar poashtu se rrjedhimisht nga Brukseli nuk ka kurrfarë oferte.

Postimi i plotë:

Oferta e znj. Mogherinj “ju (Kosova) suspendoni taksën 100%, ne (BE-ja) ju avancojmë nga UNMIK në Kosovo* në CEFTA” është çdo gjë tjetër përpos një oferte. 
NËSE faza finale e dialogut me Serbinë bëhet për njohje të Republikës së Kosovës, atëherë për çfarë “avancimi” nga UNMIK drejt Kosovo* po flasim? 
NËSE faza finale e dialogut është për fqinjësi të mirë ndërmjet DY shteteve, që i zgjidhin “të gjitha çështjet e hapura” me marrëveshje ndërkombëtarisht obligative ligjore, atëherë Kosovo* do të hiqet nga përdorimi. E edhe UNMIK-u.
Rrjedhimisht, nga Brukseli nuk ka kurrfarë oferte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat