Edhe deputetja e Partisë Socialdemokrate Shqipe Pantina, ka komentuar për Rezolutën e dialogut me Serbinë, e cila u miratua dje në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se këtë Rezolutë mund ta komentojnë vetëm ata që kanë kaluar testin PISA, përcjell Bota sot.
Sipas saj, të tjerët vetëm mund të shajnë dhe vajtojnë.
“Rezolutën e #PSD mund ta komentojnë vetëm ata që kalojnë testin PISA, pra vetëm ata që mund të kuptojnë atë që e lexojnë. Të tjerët shajnë e vajtojnë”, ka shkruar deputetja Pantina./BS