Protesta nuk ndalet, nesër studentët para zyrës së Ramës

Aktuale

Protesta nuk ndalet, nesër studentët para zyrës së Ramës

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:43
Protesta nuk ndalet, nesër studentët para zyrës së Ramës

Pas tërheqjes së qeverisë nga VKM-ja për tarifat e provimeve të mbartura, studentët e kanë përfunduar protestën për sot, por ata thonë se do të mblidhen sërish nesër për të vijuar rezistencën e tyre deri sa të plotësohen edhe 4 kushtet e tjera.

“Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”, tha një përfaqësuesve të Këshillit Studentor.

Studentët kërkojnë gjithashtu edhe përgjysmim të tarifave për shkollimin e tyre. Por Ministria e Arsimit ka thënë se kjo është dicka që vendoset nga vetë fakultetet, jo nga qeveria. Të presim se si do të rrjedhin nesër zhvillimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat