A do t’a mbaj Blerim Kuçi premtimin “nëse nuk hiqen vizat këtë vit jap dorheqje”, flet deputeti i AAK-së

Aktuale

A do t’a mbaj Blerim Kuçi premtimin “nëse nuk hiqen vizat këtë vit jap dorheqje”, flet deputeti i AAK-së

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:04
Blerim Kuçi

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se në të gjitha pikëpamjet Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave para Serbisë, Ukrainës e shtetve të tjera.

Kuçi ka thënë se do të jap dorëheqje pas premtimeve të bëra kohë më parë.

“Deri në votimin e ushtrisë do të mbetem deputet, por do të rishikoj pozicionin tim”, tha ai.

Deputeti i koalicionit qeverisës ka thënë se formimi i ushtrisë dhe arritja e një kompromisi për dialogun janë çështje më me rëndësi se liberalizimi i vizave.

“Unë do të mbajë qëndrimin tim, por data 14 dhjetor [votimi i ushtrisë] është shumë e rëndësishme”.

“Jam munduar të jem i përgjegjshëm me votuesit e mi dhe besoj se deri tani i tillë kam qenë…Nuk kam pasur asnjë aferë edhe në funksione tjera. Puna më e vështirë është ajo e kryetarit të komunës”.

Kuçi ka përsëritur se vizat nuk janë asgjë në krahasim me votimin e ushtrisë së Kosovës, apo dialogun.

“Liberalizmi për mua është i parëndësishëm në krahasim me ushtrinë dhe përmbylljen e dialogut”, tha Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat