Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, ka bërë një koment lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
Peci përmes një postimi në Facebook, thotë se për krimet e luftës ne ish-Jugosllavi BE-ja e individualizoi përgjegjësinë për këto akte duke e amnistuar përgjegjësinë (kolektive) shtetërore.
Ai me tej deklaron se për rastin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, edhe përkundër plotësimit të të gjitha kushteve, disa vende të BE-së për shkak të pakënaqësive me elitën qeveritare të vendit po kolektivizojnë izolimin.
Ja shkrimi i tij në Facebook.
Per krimet e luftes ne ish-Jugoslavi BE-ja e individualizoi pergjegjesine per keto akte duke e amnistuar pergjegjesine (kolektive) shteterore. Si rezultat i kesaj politike, Serbia, qe eshte edhe shtet ne proces te akcesionit, as qe lodhet ta pranoj se eshte bere gjenocid ne Srebrenice.
Per rastin e liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves, edhe perkunder plotesimit te te gjitha kushteve, disa vende te BE-se per shkak te pakenaqesive me eliten qeveritare te vendit tone, po e kolektivizojne izolimin e qytetareve te Kosoves.
Ne termat me te buta kesaj politike i thuhet dyfytyresi e mjere.