Konjufca: Asnjë gram s’jemi pendu kur kemi gjuajtur gaz në Kuvend

Aktuale

Konjufca: Asnjë gram s’jemi pendu kur kemi gjuajtur gaz në Kuvend

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 23:13
Glauk Konjkufca

Deputeti i VV-së, Glauk Konjkufca i ka reaguar deputetës së AAK-së, Teuta Haxhiut lidhur me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Konjufca i ka thënë Haxhiut se as ai dhe as kolegët e tij, nuk pendohen për asnjë veprim që e kanë bërë brenda Kuvendit.

Pasi sipas tij, të gjitha janë bërë për të ndalur Zajadnicën dhe demarkacionin.

Ndërsa, Konjufca ka thënë se është turp për deputetët që bëjnë protesta që të mos votohet demarkacioni, e në fund e votuan demarkacionin sipas planit të Murat Mehës.

“Nuk kemi asnjë gramë pendesë për gjuajtjen e gazit në Kuvend. E kemi bërë për ta ndalur krimin e zajadnicën”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat