Haradinaj: Presidenti Bush Senior dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Presidenti Bush Senior dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:25
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të Ish-Presidentit George H.W. Bush.

Haradinaj ka thënë se ua ka përcjellë ngushëllimet Qeverisë së SHBA-së, popullit amerikan dhe familjes Bush,

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Me respekt të madh për një lider, i cili përfaqësonte vlerat më të përsosura të popullit amerikan, sot kam nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të Ish-Presidentit George H.Ë. Bush. Njëkohësisht, ua përcjella ngushëllimet e mia Qeverisë së ShBA-së, popullit amerikan dhe familjes Bush. Presidenti Bush Senior, do ta ketë gjithmonë një vend nderi në kujtesën e popullit tonë, si dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat