Albin Kurti me deklarata të fuqishme kundër Haradinajt, Veselit, Thaçit dhe Hoxhës

Aktuale

Albin Kurti me deklarata të fuqishme kundër Haradinajt, Veselit, Thaçit dhe Hoxhës

Nga: D.RR Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:31
Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës së komisionerit për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili përmendi vitin 2020 si vit kur Kosova mund të fitoj liberalizimin e vizave.

Kurti thotë se Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha duhet të japin dorëheqje dhe se i kanë borxh Kosovës 8,200 hektarë, përcjellë "Bota sot".

Ndërsa për Thaçin thotë se mbase ai tashmë po negocion për liberalizim të vizave për Rusi.

Postimi i plotë:

Për herë të parë një zyrtar i lartë i BE-së përmendi datë për liberalizimin e vizave në Kosovë. Komisioneri për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, foli e tha: viti 2020! Datat e mëhershme për liberalizim në vitin 2018, i kishin premtuar veçse Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha. Të tre këta duhet të japin dorëheqje. Po ashtu, ky pushtet ia ka borxh 8.200 hektarë shtetit tonë, të cilat ia dha Malit të Zi. E sa për Thaçin, ai mbase tashmë po negocion për liberalizim të vizave për Rusi. Me këta njerëz po na largohet Evropa e po na rrudhet Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat