Dhurata Hoxha tregon se çfarë do t’i thotë Hahnit për vizat

Aktuale

Dhurata Hoxha tregon se çfarë do t’i thotë Hahnit për vizat

Nga: D.RR Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 17:02
Dhurata Hoxha dhe Johanes Hahn

Ministrja e integrimeve, Dhurata Hoxha, në rrjetin e saj social Facebook, ka njoftuar se ka pritur në kufirin në Merdarë komisionerin për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.

Hoxha shkruan se z.Hahn, do t’ia bëj me dije se ashtu siç ata kanë pritur nga ne plotësimin e 95 kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizim.

Postimi i plotë:

Në kufirin shtetëror me Serbinë, në Merdar, sot, mirëprita ardhjen e Komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn.

Ardhja e tij sot në Kosovë, është me rëndësi sepse është e lidhur me klimën aktuale në raportet e Republikës së Kosovës me fqinjët, me mesazhe të paralajmëruara për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

Gjithsesi, fokusi ynë është jo vetëm fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal për të cilën kemi dhënë prova të bollshme, por edhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizimi i vizave.

 Nuk mund të arrihen suksese në procese integruese, nëse qytetarët e Kosovës kanë kufizime dhe janë të vetmit në Evropë të getoizuar. Ne kemi plotësuar të gjitha 95 kushtet e parapara me udhërrëfyesin e liberalizimit, andaj, ajo që presim ne është aprovimi i lëvizjes së lirë, si hap i nevojshëm i mirëbesimit dhe realizimin e përpjekjeve për procesin integrues dhe vlerave të përbashkëta integruese.

z.Hahn, do t’ia bëj me dije se ashtu siç ata kanë pritur nga ne plotësimin e 95 kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizim, edhe ne presim nga ju aprovimin e vendimit për liberalizim në Këshillin e Ministrave!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat