Vdes njëri prej të plagosurve mbrëmë në Podujevë

Aktuale

Vdes njëri prej të plagosurve mbrëmë në Podujevë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

I plagosuri mbrëmë nga të shtënat me armë në Podujevë ka ndërruar jetë në QKUK kurse tjetri është në gjendje të rëndë shëndetsore.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë në intensiv”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënësi i QKUK-së.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me kallashnikov në drejtim të dy personave të cilët ishin në veturë.

Ndërsa, Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën se në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Agron Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat