Hoti: PAN ka humbur shumicën parlamentare, vendi të shkojë në zgjedhje

Aktuale

Hoti: PAN ka humbur shumicën parlamentare, vendi të shkojë në zgjedhje

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:14
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja për të rivendosur rend demokratik.

“Ka gjashtë muaj që Kuvendi i Kosovës është jo funksional. Plot seanca janë të hapura me dhjetëra pika të rendit të ditës të papërfunduara. Koalicioni PAN e ka humbur shumicën parlamentare. Qeveria e Kosovës funksionon pa legjitimitet demokratik. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të ri-vendosur rendin demokratik. Pasojat për shtetin e Kosovës janë të mëdha çdo ditë që vazhdon kjo qeverisje jo legjitime. Proceset kryesore në vend po ngecin. Dialogu është marrë në duart e një personi që po vepron jashtë kompetencave kushtetuese”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, qeveria dhe institucionet e ndërlidhura me të janë kthyer në shërbim të interesave të partive në pushtet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat